Ky është fshati i shqiptarëve, një mrekulli shekullore që qëndron përballë detit

233

Është një ndër lagjet më të bukura të Stambollit dhe e ruan ende formën e saj të mëparshme.

Quhet Arnavutkoy, një vend që po e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sadoqë me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

Pse quhet Arnavutkoy?

Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë, të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltanit në betejën për pushtimin e Konstandinopojës, familjet e të cilëve u vendosën aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.

Shqiptarët e ardhur u organizuan në këtë lagje, për këtë arsye mbeti edhe emri Arnavutkoy, që në shqip do të thotë Fshat shqiptar.