Ky është qyteti shqiptar që grekët e dogjën dy herë

222

Ky ne foto eshte qyteti i Leskovikut ne vitin 1914 i djegur e i shkrumbuar nga komshinjte tane te dashur. Plot 105 vjet me pare duke ju referuar dokumentave arkivore Osmane dhe jo vetem Leskoviku ka qene banuar nga mbi 10 000 banore. Qyteti ishte i banuar nga muhamedane dhe te krishtere shqiptare por muhamedanet ishin shumice. Gjate gjithe viteve muhamedanet e te krishteret jetonin ne paqe e harmoni te plote me njeri-tjetrin. Leskoviku ka qene N/Prefekture me vehte i quajtur (Sanxhakbej) dhe ka patur shume te zhvilluar tregetine dhe zejtarine. Ka qene nje nder qytetet me te zhvilluara dhe me te frekuentuara nga tregetaret ne Vilajetin e Janines. Me shpalljen e pavarsise se Shqiperise nga porta e larte, ne Leskovik dhe ne tere jugun e Shqiperise andartet grek se bashku me kishen greke u organizuan ne formacione luftarake dhe e pushtuan e dogjen ate.

Pasojat e ketij pushtimi ishin katastrofal. Qe diten e pare qe mbriten ne Leskovik ata theren 40 burra muhamedane ne sy te femijve, grave dhe pleqve. Vodhen bagetine, bereqetin, dyqanet, te hollat, bizhuterine e grave ne menyren me makabre qe njef historia. Per nje unaze ne gisht andarti grek e priste gishtin e gruas dhe merrte unazen, per nje varse ai priste koken e gruas dhe e merte varsen, per nje veth ne vesh priste veshin e merrte vethin. Krimet ishin nga me mostruozet. Lidhnin burrat e perdhunonin grate ne sy te tyre. U prisnin grave gjinjte, u canin barkun e u nxirnin femijet te gjalle nga barku. Femijet e vegjel i ngulnin ne hunjte e gardhit te gjalle. Burra, gra, femije e pleq i digjnin te gjalle ne turrat e drruve. Popullin e perzune e qytetin e shkrumbuan te gjithe dhe per kete genocid qe ushtruan justifikoheshin ne kancelarite europjane se ne Shqiperi kishte plasur nje lufte fetare midis te krishtereve e muamedaneve e keta kishin ardhur per te shpetuar gjoja te krishteret pasi keta ishin pakice e i perksnin etnise greke.

Kolonjaret muamedane e te krishtere ishin e jane shqiptare te nje gjuhe, te nje gjaku e te nje race dhe sebashku u bashkuan e u hodhen ashtu te plagosur kunder kishes e shtetit grek. Nje pjese e madhe e patrioteve e rilindasve Leskoviqare ishin te krishtere ata te cilet rrembyen armet e i bene thirje popullit qe te luftonin kunder grekeve pushtues. Per kete arsye greket ne Kolonje vrane, masakruan e dogjen edhe te krishteret gjithashtu. Nese shikon kete foto pervec nderteses qeveritare qe ndodhet ne qender te fotos, i gjithe qyteti eshte i djegur e i shkaterruar. Kjo foto deshmon masakrat qe ben greket ne Leskovik duke ndeshkuar edhe te krishteret. Nga keto masakra lindi edhe fjala grek apo grecke ne ato ane. ‘Grek’ nga pleqte e plakat e Leskovikut quheshin te gjithe ata individe qe ishin hajdute, te pa fe, te pa bese, zullumqare, te pa shpirt, katile e maskarenj dhe personifikoheshin me nje fjale te vetme ‘grek’ ose nese ishte femer ‘grecke’. Per te gjithe ato masakra qe u bene ne Leskovik e ne tere jugun e Shqiperise shteti yne nga udheheqesit e tij nuk ka kerkuar demshperblim. Masakrat e grekeve nuk u ndalen ne Leskovik por vazhduan edhe ne 1941 ne luften Italo-greke, edhe ne 1945 kur nga trojet autoktone perzune e masakruan popullsine Came.