“Ky nuk është debat me kryetaren e parlamentit sepse sju përjashton kryetarja e kuvendit. E ka përcjellë grupi i PD njoftimin dhe unë do ta lexoj duke bërë detyrën”, u përgjigj Nikolla.

105

Ndryshimet e propozuara nga PD në përfaqësimin e saj parlamentar, janë lexuar sot nga kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla. Kjo ka sjellë një valë reagimesh nga deputetët krah ish-kryeministrit Sali Berisha që ishin sot në sallë. Një prej tyre ka qenë Belind Këlliçi i cili i ka kërkuar Nikollës që të tërheqë njoftimin që bëri duke thënë se nuk është në kompetencat e saj.

“Meqë po përmendni rregulloren këtu dhe të gjithë procedurës standarde ju bëj me dije në rast se nuk keni lexuar kreun 3 nenin 15… Formimi i grupeve parlamentare, deputetet mund të formojnë grupe sipas përkatësisë parlamentare. Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar, ai për këtë duhet të lajmërojë byronë e kuvendit. Nuk ka ndonjë kërkesë të ndonjë deputeti për tu larguar nga grupi i PD etj.

Nuk e di ku keni dispozitën në atë vendim që bëtë. Është e trishtë që ju merrni  atributin të vendosni se kush janë deputetët e PD por ju s’keni  asnjë lidhje me PD dhe situatën në PD. Ju kërkoj sinqerisht të zbatoni detyrën tuaj kushtetuese, dhe të tërhiqni njoftimin që bëtë sepse nuk  është në kompetencat tuaja”, tha Këlliçi.

“Ky nuk është debat me kryetaren e parlamentit sepse sju përjashton kryetarja e kuvendit. E ka përcjellë grupi i PD njoftimin dhe unë do ta lexoj duke bërë detyrën”, u përgjigj Nikolla.