La Profesionin Për Familjen/ Kush Është Gruaja E Eriksen Që Preku Zemrat E Të Gjithëve Me Lotët E Saj Për Të Shoqin? (FOTO)

108

Christian Eriksen ndali për një moment frymëmarrjen e mbarë tifozëve me atë që i ndodhi në fushë në ndeshjen e parë që Danimarka, luante në “Euro 20”. Pak para se të mbyllej pjesa e parë Eriksen pësoi atak kardiak dhe u rrëzua në mes të fushës. Ishte kapiteni i ekipit danez Simon Kjaer i cili i shkoi menjëherë në ndihmë dhe e mbajti në jetë. Gjithashtu një veprim që mori vëmendjen e miliona shikuesve ishte padyshim edhe futja me shpejtësi në fushën e lojës, e bashkëshortes së tij, Sabrina Kvist Jensen. Ajo u pa e përlotur dhe e tronditur pasi fillimisht kujtoi se i shoqi kishte ndërruar jetë.

Por kush është partnerja e Christian, Sabrina?

Christian dhe Sabrina janë njohur në Holandë, në kohën kur Eriksen luante për Ajax. Sabrina, ishte një parukiere profesioniste, por përtej kësaj, vendosi të hiqte dorë nga profesioni për të ndjekur bashkëshortin në aventurën e tij të re në Tottenham, në vitin 2013. Në Londër ajo u bë mikeshë e ngushtë me gruan e sulmuesit Harry Kane, Katie Woodland. Ndërsa, tanimë, ajo jeton me Christian në Milano, pasi fantazisti mbron ngjyrat e ekipit të Interit. Christian është njohur me Sarbrinën, kur kjo e fundit ishte 18 vjeçe.

Përkundër rrogës së lartë që futbollisti përfiton, ata kanë shmangur jetën mes luksit, udhëtimeve apo veshjeve të markave më të njohura, duke preferuar një jetë të qetë. Sabrina aktualisht i ka shkëputur marrëdhëniet me punët dhe kujdeset për fëmijët e saj me Eriksen, një djalë 3 vjeç dhe një tjetër foshnjë që ka lindur këtë vit.