Një aksident është shënuar mesditën e sotme te Ura e Dajlanit në Durrës.
Siç duket në fotot që sjell një makinë e tonazhit të rëndë është përmbysur.
Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë lagështira në rrugë.
Burime nga policia e Durrësit konfirmojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nga rimorkio e trajlerit ka rënë në tokë një rotor, i cili po transportohej nga mjeti i tonazhit të rëndë.
Rotori është spostuar disa metra larg trajlerit, por për fat të mirë nuk ka pasur mjete të tjera rreth e rrotull, duke evituar kështu një ngjarje me pasoja të rënda.