Lamtumirë kamion! Nga sot shqiptarët në Angli me helikopter

123

Katër emigrantë shqiptarë janë përpjekur të fluturojnë nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar me një mjet të lehtë fluturues dhe sipas prokurorëve besohet se është hera e parë që tentohet një kalim i tillë ilegal.

Katër shqiptarët, 2 femra 1 fëmijë dhe një burrë janë arrestuar së bashku me pilotin anglez dhe 2 britanikë të tjerë të dyshuar si kontrabandistë teksa po tentohej që të nisnin fluturimin nga një fushë aviacioni në Marck në veri të Francës.

Ky vend njihet si një pikë kalimi për emigrantët e jashtëligjshëm që tentojnë të kalojnë kanalin për të shkuar në Britani, kalim që ky zakonisht bëhet me gomone ose me kamiona. Prokurorët francezë shprehen se ky është rasti i parë i dokumentuar ku emigrantët tentojnë të kalojnë kanalin Le Mansh me helikopter.

Fill pas arrestimit nëna shqiptare së bashku me fëmijën kanë mundur t’u shpëtojnë autoriteteve ndërkohë që 2 shqiptarët e tjerë ndodhen ende në arrest. K.H/ tiranapost.al