Prej disa kohësh, aktori i Hollywood-i, Leonardo DiCaprio është bërë një zë i rëndësishëm për mbrojtjen e Lumit Vjosë, në Shqipëri.
Ai ka kërkuar vazhdimisht që Vjosa të shpallet Park Kombëtar, që të jetë e mbrojtur nga digat apo projekte të tjera që mund ta dëmtojnë.
Së fundmi, përmes një postimi në Instagram, aktori deklaron se një Park Kombëtar do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar.
“Aktivistët me @blueheartrivers kanë punuar për të mbrojtur Vjosën për një dekadë dhe përpjekjet e tyre kanë fituar mbështetje globale. Nëse Vjosa do të bëhej park kombëtar, ajo do ta mbronte përgjithmonë nga kërkimet e naftës dhe digat aty pranë, ndër të tjera.
Një Park Kombëtar i Vjosës do të tërhiqte rreth 1.5 milionë vizitorë çdo vit, do të gjeneronte rreth 20 milionë euro të ardhura çdo vit dhe do të krijonte gjashtë vende pune në komunitetet lokale për çdo punë në parkun kombëtar. Ndiqni linkun për të nënshkruar peticionin për të shtuar zërin tuaj për të bërë #VjosaNationalParkTani”, ka shkruar DiCaprio.