Lisa Bujaj këngëtarja Malësore, sjell këngën më të re “O Kelmend Ma i Bukri Vend”

484

E lindur në kurorën  e alpeve shqiptare, me flladin e  bjeshkeve dhe me gurgullimen e ujit te cemit dhe gurrave të Kelmendit’ Lisa  Bujaj  u mbrujt me të mirat  e këtij vendi te bekuar dhe të mrekullueshëm që i jep krenari çdo Kelmendasi.

Lisa Bujaj  këngëtarja   tashme  e njohur në Diasporën  Shqiptare në USA’  ku jeton dhe punon, gjithashtu eshte e njohur per publikun Malesor dhe më  gjere që pëlqen zërin e artistes Malsore, dhe muziken turbo folk.

Lisa vjen mbas disa kengesh, dhe bashkepunimesh qe ka pasur më parë me muzikante dhe këngëtarë të njohur, për të sjellë këngën më të re të saj “O Kelmend  Ma i Bukri Vend” një këngë që i kushtohet  vendlindjes së saj Kelmendit të bukur dhe madhështor.

“O Kelmend Ma i Bukri Vend” kjo këngë  e bukur me tekst dhe muzikë nga i mirënjohuri Pjeter Kola. Me sponsorizim nga Kujtim Funiqi, Me orkestrim nga Behar Neli, me një kast të mrekullueshëm  valltarësh si   Sebi Tinaj dhe Shpresard Memia, ku bashke me grupin e valltareve bukuroshe nën hijeshinë  e veshjeve  tradicionale  te cilat u sponsorizuan nga drejtoresha e Shoqates Kulturore  “Xhubleta e Alpeve Shqiptare” zonja Rita Kalaj Shkurtaj , sollën tashmë  të  realizuar këtë  këngë  të  bukur që  nën realizimin dhe montimin e Televizionit muzikor Blue Sky Music kjo këngë premton Sukses te garantuar.

Në linkun më  poshtë  ju ftojmë  të  shikoni këngën “O Kelmend Ma I Bukri Vend”  Lisa Bujaj. Adrianet.al