Lobimi turk për njohjen e Kosovës,Vuçiç:Erdogan, i fuqishëm, do flas me të

69

Lobimi turk për njohjen e Kosovës,Vuçiç:Erdogan, i fuqishëm, do flas me të
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar këtë të mërkurë se Serbia do të kundërshtojë nisjen e një lobim nga Turqia për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në manastirin Manasi,Vuçiç pranoi se kjo gjë mund të ndodhë, pasi sipas tij, Turqia është një superfuqi. Megjithatë, ai nënvizoi se do të përpiqet të takohet me Erdogan dhe do të mundohet ta bindë për të kundërtën.

“Unë do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas marrëveshjes së Ëashingtonit, të dy palët detyrohet të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori ose ndoshta para kësaj, ne do ta kundërshtojmë atë”, theksoi Vuçiç.

Vuçiç theksoi se Turqia është fuqi e madhe por nënvizoi se “Serbia nuk është aq e vogël sa që nuk do të përpiqej të kundërshtonte”.

“Na mbetet të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ne nuk kemi atdhe rezervë, kështu që do të shohim. Erdogan është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi, dhe shpresoj se ai do të zbutet. Nëse ai nuk zbutet, ne do të luftojmë për vendin tonë. Dhe nga Zoti, ju do të shihni se ne nuk jemi aq të vegjël sa kam thënë”, tha Vuçiç.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan tha një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për ta rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Për këtë çështje ai tha se do të diskutojë edhe me presidentin amerikan Joe Biden