Jeni krenar për çdo arritje tuajën
Përveç kësaj, i qëndroni i drejtë dhe besnik atyre. Keni punuar shumë për të arritur aty ku jeni sot, prandaj nuk ju ndodh ta ulni ndonjëherë kokën para gjërave tuaja.
E dini që jeni shumë të mirë apo jo? Do të bënit gjithçka për njerëzit që janë në jetën tuaj të qeshnin. Jeni gati për t’i ndihmuar miqtë dhe ata e dinë që mund të mbështeten tek ty çdo herë.
Lëndohesh shpejt
Nga jashtë mund të dukesh njeriu më i egër dhe i ftohtë në botë, por kjo s’do të thotë që s’ke ndjenja. Nëse nuk merr një mesazh të tipit “ishe i mrekullueshëm” pas takimit të parë mund të stresohesh gjatë gjithë ditës dhe ti e di mirë për çfarë e kemi fjalën. Sigurisht, jeni shumë krenarë për të kërkuar diçka ju të parët.
Jeni gjithmonë gati për të festuar
Mund të jetë një datë përvjetori me partnerin/en ose thjesht një akullore në cep të rrugës, por ç’rëndësi ka?! Ti je gjithnjë gati për t’i shndërruar momentet në festa.
Thua gjithmonë atë që mendon
Ti e di që je lideri, prandaj mendimi yt është shumë i rëndësishëm për të tjerët. Je gjithmonë gati për t’i këshilluar të tjerët ashtu siç ti mendon që është më mirë. Ke një mendim për gjithçka dhe nuk e lodh shumë veten para se të thuash atë çfarë ndjen.