Luani ka grate me te bukura, Peshorja me sensualet/ Keto jane 5 grate me te pelqyera te horoskopit

1672

Pasuesit e Pitagorës të Samosit – (shekulli i 5-të para erës sonë) patën mbështetur teorinë e metapsikikës ose të shkëputjes së shpirtit nga trupi, ndonëse kundërshtoheshin nga shumica e njerëzve.  Kjo filozofi u quajt një qasje naive, por në fakt ishte një përpjekje për të fshehur një të vërtetë të shenjtë për atë periudhë dhe jo vetëm.  Feja e lashte dhe mistike greke besonte se shpirti i njeriut, nëpërmjet Rrugës së Qumështit, kalonte në një nga 12 dyert e kartelës së zodiakut dhe vendosej në trupin fizik të njeriut.

Shpirti mishëronte karakterin emblematik të prodhuar nga Magos (magjia) dhe korrespondonte me yjet përkatës të zodiakut.  Shpirti është i mishëruar në formën e një Dashi, Demi, Gaforreje e kështu me rradhë për të gjitha shënjat e zodiakut.

Prandaj, 12 personazhet mistike (shenjat e zodiakut) dhe natyra e tyre që merr një formë të caktuar fizike, përfaqësojnë të gjithë njerëzimin.  Filozofia e metapsikozës ka të bëjë jo me atë që ju mund të shihni tek fiziku i qenieve njerëzore, por atë që fsheh shpirti i cili udhëton në yje. Megjithatë, duke pranuar evolucionin, ne do të shohim manifestimin fizik të këtyre karaktereve të zodiakut në pamjen dhe sjelljen e qënieve njerëzore.

Ngjashmëritë brenda së njëjtës shenjë astrologjike dhe brenda familjes biologjike

Sipas astrologjisë, një person i lindur në një ditë të caktuar të vitit,  mund të mos ketë ngjashmëri në pamje dhe në mënyrën e sjelljes, me vëllezërit apo motrat që kanë lindur jashtë shenjës së tij të zodiakut. Por, në qoftë se ju ta krahasonit atë me një person tjetër të panjohur,  por të njëjtën shenjë yjore, do të gjeni ngjashmëri të dukshme. Astrologjia nuk pretendon se ky është një rregull i pandryshueshëm dhe as të hedhë poshtë  gjenetikën, pasi është e qartë që personi mund të ketë shumë karakteristika të fytyrës dhe mënyrave të sjelljes të ngjashme me dikë nga familja e tij.

Është e habitshme sesi pamjet e përshkruara për secilën shenjë astrologjike shfaqen dhe shprehen qartazi në personat e lindur në këto shenja zodiaku.  Në këtë artikull, ju do të njiheni me tiparet dalluese të personalitet dhe fizikut të të gjitha  shenjave të zodiakut. Ndonjëherë ky informacion do t’ju ndihmojnë të merrni me mend se çfarë shenjë horoskopi është dhe cilën ashedente ka personi që keni përballë.

SHENJA E DASHIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (21 Mars – 20 Prill)

Për këtë shenjë, simboli është Dashi dhe në të vërtetë që ai i personifikon më së miri njerëzit e kësaj shenje. Këta persona i gjen në dy tipologji të dallueshme qartazi nga njera-tjetra.

Lloji i parë: janë shtatlartë, të hollë në trup, me shpatulla të bukura, lëkurë e zbehtë, gati e tejdukshmedhe sy me shkëlqim.  Ai ose ajo është i mirë në të shkruar, nuk flasin shumë gjatë dhe janë më të qëndrueshëm si natyrë.

Lloji i dytë ka flokë që anojnë nga ngjyrat e ndezura, sytë janë më të errët, është më i shkurtër, vjen pak topolak, ngjyra e lëkurës është më e nxirë deri në një ton të artë. Ai / ajo ka pamje të shqetësuar, disi i paqëndrueshëm dhe shumë llafazan. Nuk është shumë i aftë në të shkruar, por mjaft i zoti në ceshtjet e biznesit.

Fytyra: Fytyra ka formën e një trekëndëshi. Parë në profil, hunda është e drejtë dhe e gjatë;buzët janë pak të dala, qoftë buza e larte, qoftë e poshtme.

Flokët: mund të kenë një nuancë të kuqërremtë në to, pavarësisht si është ngjyra e flokëve , e cila mund të jetë edhe kafe e hapur.  Dashët mund të ketë probleme me rënien e flokëve. Flokët në shumicën e rasteve kanë qimen e trashë dhe duken të ashpër kur i prek. Meshkujt e kesaj shenje mund ti gjeni me flokë kacurrela.

Trupi: Meshkujt dhe femrat e Dashit zakonisht tentojne të kenë trup te hollë dhe në formë të mirë fizike. Trupat e tyre jane në përgjithësi të fuqishëm dhe me forma

Burrat / gratë  Burri Dash:  Trupi i tij është ose i gjatë dhe i hollë ose muskuloz. Ai ka shpatulla të gjera dhe krahë të gjatë. Gruaja Dash: Ajo gjithashtu ka një trup të stërvitur, por belin e ka të hollë.  Fytyra e saj është me tipare të mprehta; një fytyrë që quhet e bukur. Fytyra e saj është me faqe rozë të lehtë, vetullat janë të drejta dhe buzët e holla. Këmbët e saj zakonisht janë të vogla.

Veçori të tjera: Njerëzit e shenjës së Dashit janë natyra energjike.Gjithmonë ka një lloj gjallërie rreth tyre. Ata bëjnë lëvizje të menjehershme dhe të shpejta. Dashët janë pasionantë, vital dhe të drejtëpërdrejtë.

SHENJA E DEMIT: Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (21 Prill-21 Maj ) Fytyra: Njerëzit e shenjës së Demit mund të kenë veshë që spikasin dukshëm. Zakonisht nofulla e tyre eshtë e mprehtë dhe ka një linjë të fortë. Edhe hunda është disi e shtypur dhe fytyra e gjerë. Buza e poshtme është e plotë dhe mund të qëndrojë pak jashtë, por duket joshese. Flokët kanë prirjen të jenë me onde dhe sytë të errët. Ky kombinim zakonisht i jep një pamje seksi shumicës së njerëzve të shenjës së Demit.

Trupi: Duke patur si simbolikë Demin, fiziku i këtyre njerëzve të kësaj shenje është zakonisht jo shumë i gjatë dhe i mbushur. Trupi i një Demi ka përmasa të këndshme, por ai/ajo duhet të kujdeset vazhdimisht për peshën e tij.Muskujt e trupit janë të dukshme dhe i japin hijeshi trupit te Demit. Këmbët mund të jenë të shëndosha. Qafa e tyre është zakonisht e trashë.Kockat e gishtave janë të dala.

Burrat / Gratë

Burrat dhe gratë Demi janë zakonisht tërheqës dhe interesantë.

Burri Demi:  Mashkulli i kësaj shenje  ka tendencën të jetë pak mbipeshë. Kokën e ka në formë katrore. Flokët janë ngjyrë e errët dhe fije e trashë. Sytë janë të errët gjithashtu. Supet janë të gjera dhe të rëna.Ai padyshim ka një trup të forte dhe fytyra e tij është e plotë. Ky burrë ka një pamje të mire dhe shpesh herë do t’ ju duket seksi.

Gruaja Demi: Ajo është gjithashtu kockë gjerë dhe me një bust të bollshëm. Ajo mund ta mbajë mirë peshën e saj mbi ijet e saj të plota.Vetullat e saj janë zakonisht të plota dhe të mrekullueshëm.Hunda e saj është e bukur në përsosmëri. Ka një gojë seksualisht joshëse dhe fytyrë fine. Supet dhe shpatullat i ka të drejta. Trupi është si trup atleteje dhe duket i fortë. Sytë i ka shprehës dhe ka një qëndrim joshës.

Vecori të tjera: Keta persona kanë epsh seksual në nivele të larta. Zëri i tyre është melodioz. Sytë kanë  zakonisht vështrim të butë, po kur Demi inatoset, pamjen e tyre egërsohet, sytë errësohen dhe kokëfortësia dallon lehtësisht në qëndrimin e tij. Demat kanë ecje të rëndë, pasi vendosin thembrën të parën. Njerëzit e shenjës së Demit janë të lindur me forcë vitale, por edhe shpenzojnë shumë energji.

Energjia duhet të përdoret në mënyrë të dobishme ose ajo do t’i konsumojë shumë ata dhe ti çoj drejt një plakje të hershme.  Gjëra të tjera që vënë në rrezik shëndetin e tyre janë: epshi, pija alkoolike, mospërmbajtja e nervave, ngrenia pa kriter dhe plogështia. Mund të ketë një sërë sëmundjesh që kanë të bëjnë me fytin, si: fyt i lënduar edhe bronkite; kjo probleme më së shumti shfaqen kur Demat nuk shplodhen mjaftueshëm.

SHENJA E BINJAKEVE : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (22 Maj – 21 Qershor)

Fytyra: Sytë nuk janë të mëdhenj, por janë të ndritshëm dhe mund të jenë blu, gri, të kaltër ose në ngjyrë kafe. Shprehja e fytyrës është plot drite dhe jetë, por gati për të ndryshuar nga momenti në moment. Ata janë nervozë dhe kjo duket sidomos në sytë e tyre të mprehtë.  Buzët janë të plota dhe goja është ekspresive. Lëkura ka ngjyrë të zbehtë, por mund te nxihet nga dielli lehtësisht.

Trupi: Shtati i tyre është mesatar, por mund të gjesh edhe persona të shkurtër.Supet janë zakonisht jo shumë të gjera. Trupi i njerëzve të shenjës së Binjakëve bën  lëvizje të shpejta dhe është i stërvitur. Energjia e tyre është dinamike dhe e gjallë.

Burrat / Gratë

Burri Binjakëve: Ai është i gjatë dhe i hollë, me krahë dhe këmbë të gjata.

Gruaja e Binjakëve: Gruaja e kësaj shenje është fizikisht e hollë. Ka një fytyrë ekspresive, me lëkurë me pak pigment, më buzë të bukura dhe mishtore.

Vecori Te tjera Mërkuri, planeti që e udhëheq këtë shenjë, i jep Binjakëve një mendje të mprehtë dhe talent në të shkruar e në të folur. Ata flasin shumë shpejt. Mund të bëjnë lëvizjen e rradhës kur ju nuk e prisni fare. Këta persona janë disi të prapë në menyrën sesi sillen. Kur arrijnë të trullosin të tjerët, ata cuditërisht marrin kënaqësi. Fëmijët e vegjel i pëlqejnë personat e shenjës së Binjakëve dhe do të duan të rrinë me ta, pasi do ndihen sikur po lozin me nje moshatarin e tyre, te mbushur me hare e gëzim fëminor.

Binjakët zakonisht janë ankthioze dhe ndonjëherë të nevrikosur, prandaj janë të prirur që t’i shtyjnë gjerat që kanë për të bërë për më vonë. Ata mërziten shumë shpejt me diçka që po merren dhe kjo i ben te ndihen të lodhur dhe të përtojnë që t’a mbarojnë atë që kanë marrë përsipër. Ata janë të prirur që ta harxhojnë kot energjinë e tyre, duke qënë se merren me shumë gjera në të njëjtën kohë.

SHENJA E GAFORRES : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (22 Qershor – 23 Korrik)

Fytyra: Tiparet e fytyrës janë zakonisht tërheqëse, por të vogla. Forma e fytyrës është e plotë. Nofulla është e fortë dhe e dukshme. Sytë janë shpesh herë në ngjyrë gri ose blu.  Vetullat janë me hark të theksuar. Buzët kanë tendencën të jenë të plota dhe buzëqeshja duket e madhe. Zakonisht hunda është me majë. Flokët  më shpesh i gjen në ngjyrë kafe. Ngjyra e lëkurës mund të jetë e lehtë, por ka raste kur anon nga e zbehtë.

Trupi:Njerëzit e Gaforres kanë gjatësi trupi mesatare dhe zakonisht janë të hollë. Krahët dhe këmbët janë shumë të holla në krahasim me trupin. Por edhe po ta vlerësosh trupin në tërësi, krahët janë më të gjatë sesa duhet për atë trup. Edhe busti (nga mesi e lartë) është më i gjatë në propocion me pjesën poshtë të trupit. Duart dhe shputat e këmbeve janë të forta dhe të mëdha.

Burrat / Gratë

Burri Gaforre: Ai ka një trup mesatar, me duar dhe këmbe zakonisht të mëdha. Në shumë raste, edhe koka është më e madhe se mesatarja. Vetullat janë të theksuara dhe balli i dalë disi jashtë. Hunda mund të jetë me majë të ngritur.

Gruaja Gaforre: Ngjyra e saj e lëkurës është gjithë dritë. Ajo ka një bel të  hollë dhe një bust të mjaftueshëm. Peshën më të madhe e ka të ijet dhe kofshët.Nofulla e saj është e theksuar. Sytë e saj janë të vendosur thellë në zgavra dhe ka shumë Gaforre që mbajnë syze për të korrigjuar miopinë.

Veçori të tjera: Njerëzit e shenjës së Gaforres janë në përgjithësi të brishtë. Ata kanë lëvizje të ngadalta dhe ecin avash, por në mendime janë më të shpejtë. Kur janë të rinj, fytyra ka formë të mirë, por me kalimin e moshës, fytyra fillon të humbasë elasticitetin e saj dhe te bie. Nëse nuk bejnë ushtrime të vazhdueshme fizike, ata kanë prirjen të vënë bark dhe të shëndoshën më shume sec ç’ duhet. Kjo është një shenjë që nuk e ka të lartë forcën vitale. Gjithë ndjenjat e tyre ata i shprehin nëpërmjet lëvizjes së buzëve.

SHENJA E LUANIT : Tiparet Fizike, stili dhe veçoritë e tjera  (24 Korrik – 23 Gusht)

Njerëzit e shenjës së Luanit janë zakonisht tërheqës dhe ju mund ti gjeni ata në dy lloje të veçanta. Tipi i parë është bukur e bukur dhe paksa capkën. Ata janë shumë të guximshëm apo luftarak për veten e tyre. Ky lloj ka probabilitetin që ta humbase më shpejt pamjen e tyre të bukur. Tipi tjetër ka një vështrim më pak dramatik dhe pothuajse të butë, është me i këndshëm në pamje. Keta Luanë kanë natyrë më spirituale dhe do ta ruajnë pamjen e tyre të jashtme për një kohë më të gjatë.

Fytyra: Shumica e njerëzve të Luanit i kanë tiparet si të maceve, sidomos në fytyrë.Sytë janë shpeshherë të mëdha dhe padyshim që dallohen për zhdërvjelltësi, por edhe për shkëlqim. Ngjyra e syve mund të jetë pak në gri ose blu dhe gjithmonë duket sikur lodron një buzëqeshje në sytë e tyre. Lëkurën e kanë zakonisht në gjendje të mire dhe me ngjyrë me pigment të artë.

Trupi: Zakonisht njerëzit e shenjës së Luanit janë të gjatë,  por ka edhe nga ata që janë me  shtat të shkurtër.Edhe kur ata janë më të shkurtër se të tjerët në atë dhomë, ju do të vini re padyshim Luanin.  Këta njerëz në përgjithësi kanë një krekosje natyrale në lëvizjet e tyre. Luanet sillen sikur të jenë madhështorë dhe bëjnë lëvizje të matura.

Burrat / Grate

Burri Luan: Ai kur ecën e mban gjoksin jashtë.Shpatullat e tij, janë të forta dhe po kështu janë edhe krahët e tij. Ai ka një kokë të madhe, e cila ështe e vendosur në një trup të bukur mashkullor. Kur lëviz, Luan ii hedh hapat e mëdhenj, por është i shpejtë dhe i lehtë në ecje; ai mund të jetë një balerin i mrekullueshëm, sepse ai është zakonisht ka një trup elegant. Kur ai qesh me gjithë shpirt, duket sikur po ulëret një luan i vërtetë. Ndonëse këmbët e tij mund të jenë më të shkurtra në krahasim me gjatësinë e tij, duket qartazi se trupi i tij është i fortë. Po ashtu janë edhe duart e tij. Zakonisht ka flokë të dendur dhe një nofull burrërore në formë katrore. Sytë e tij, pavarësisht ngjyrës, janë të ngrohtë dhe të qetë.

Gruaja Luani:  Ajo vërtetë është e hollë dhe e gjatë, por këmbët i ka të shkurtra, nëse i referoheni gjatësisë së saj trupore. Gruaja e Luanit sillet si një luaneshe e vërtete; plot krenari dhe si një mbretëreshe. Fytyra e saj është më gjerë. Sytë e saj janë zakonisht të mëdhenj  dhe të ngrohtë.Ajo mund të ketë një hundë të rregullt dhe veshë të vegjel. Qafa e saj nuk është e gjatë.

Vecori të tjera Luanët duan të bien në sy; ata duan që të gjithë t’a shohin kur kalon ai/ajo. Luanët mund të shkëlqejnë gjatë një fjalimi në publik, mënyra e të folurit është e qetë dhe e panxituar, në mënyrë që njerëzit të dëgjojnë dhe kuptojnë çdo fjalë. Njerëzit e tjerë ndihen të tërhequr seksualisht nga Luanët dhe epshi është gjithmonë një factor i rëndësishëm në marrëdhëniet me ta./trendlajme.com