“Luftoni fort për të mbajtur ekuilibrin financiar’Horoskopi ditor, e premte 3 mars 2023 nga Paolo Fòx”

88

Dashi

Kjo e sotmja nuk do jete dita me e mire për te dashuruarit. Ata do ngrëne shume pikëpyetje për gjithçka qe kane kaluar dhe ne disa momente nuk do kenë besim te plote tek ai qe kane ne krah. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë nga personat nuk do i beje t’iu rrahe zemra fort. Financat për fatin e mire do jete te kënaqshme. Shpenzimet e domosdoshme do i kryeni pa asnjë lloj meraku.

Demi

Plutoni ka rrezik ta ndërlikojë goxha jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Mund te kapeni për gjera elementare me partnerin dhe do doni qe gjithçka mes jush te jete perfekte. Beqaret nuk duhet te jene te turpshëm sepse ashtu kane për te humbur mundësi te shkëlqyera. Ne planin financiar duhet te luftoni fort për ta mbajtur gjendjen te qëndrueshme dhe nuk duhet ta refuzoni ndihmën e te afërmve.

Binjaket

Ju qe jeni ne një lidhje do zbuloni diçka qe partneri ua ka mbajtur te fshehte dhe do e dashuroni me më shume pasion atë. Do mrekulloheni, do emocionoheni dhe do ndiheni si mbi re. Edhe beqaret do jene me fat dhe ka mundësi te fillojnë shpejt një lidhje te bukur. Financat do arrini t’i mbani te stabilizuara edhe pse tundimi për te kryer shpenzime ka për te qene i madh.

Gaforrja

Dite e mbushur me momente te çmendura ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni çdo gjë me partnerin vetëm qe te përjetoni emocione me te veçanta se me pare. Beqaret do jene joshës pafund dhe edhe sikur te mos duan nuk do i shpëtojnë propozimeve. Ne planin financiar keni për te qene me fat dhe situata do stabilizohet me shume nga sa mendonit.

Luani

Mundohuni te shmangni çdo lloj konflikti me partnerin tuaj ju te dashuruarit sepse ai do jete me nerva dhe mund te keni debate te ashpra me vone. Toleroni pak me shume sot dhe do keni përfitime nesër. Beqaret sado qe te mundohen ta gjejnë dashurinë nuk do mund t’ia dalin dot. Ne planin financiar do luftoni fort dhe do arrini ta mbani gjate gjithë kohës gjendjen te qëndrueshme.

Virgjeresha

Do jeni shume te drejtpërdrejte me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite kështu qe mes jush dhe atij qe keni ne krah nuk do ketë asnjë moment debate. Ne mbrëmje do dashuroheni edhe me më shume pasion me njeri-tjetrin. Beqaret do jene me te drejtpërdrejtë me personat qe pëlqejnë dhe ka mundësi qe jeta t’iu ndryshoje shume shpejt. Financat do duan pak me shume përkujdes dhe gjendja ka për te qene e shkëlqyer.

Peshorja

Klima yjore do e favorizoje tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Me partnerin do merreni vesh për mrekulli dhe buzëqeshja do mbizotërojë gjithë kohës ne fytyrën tuaj. Beqaret do jene kërkues pafund dhe nuk do mund ta gjejnë dot një person qe t’i përmbushë te gjitha kërkesat. Ne planin financiar do hasni goxha vështirësi dhe me zor do e kaloni ditën pa probleme serioze.

Akrepi

Ka mundësi qe kjo e sotmja te jete një dite e mbushur me stuhi e vetëtima për ju qe keni një lidhje. Për shume gjera do debatoni fort dhe nuk do gjeni zgjidhje. Beqaret mund te bëjnë edhe çmenduri vetëm qe te mos qëndrojnë me statusin qe kane. Financat do jene te kënaqshme. Nëse i hidhni hapat me maturi shume shpejt do jete edhe përmirësime te mëdha.

Shigjetari

Keni kaluar momente te vështira kohet e fundit? Partneri nuk është sjelle mire? Sot ka ardhur koha te vendosni pikat mbi “i” dhe te sqaroni njëherë e mire çdo gjë. Beqaret do kenë edhe takime, por gjithsesi nuk do ndeshen me ndonjë person qe t’i beje t’iu rrahe zemra pa pushim. Financat do jene te kënaqshme dhe aspak problematike. Vazhdoni me këtë mënyrë menaxhimi.

Bricjapi

Mos luani me zemrën dhe ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe nga ana tjetër mjaft me duke e bere xheloz çdo moment. Flisni me te hapur dhe dashurohuni ashtu si do e ndieni. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura kalimtare dhe pa asnjë te ardhme. Ne planin financiar vërtet do keni probleme, por te afërmit nuk do ju lënë ne balte. Ata do bëjnë te pamundurën për t’iu ndihmuar.

Ujori

Venusi do e mbroje me çdo kusht jetën tuaj ne çift sot dhe mes jush e partnerit priten vetëm çaste te këndshme. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te bukur dhe te mbushur me emocione. Do takohen fare rastësisht me disa persona qe do iu pëlqejnë me shikim te pare. Financat do jene goxha te mira kështu qe mund t’i kryeni pa frike shpenzimet e planifikuara.

Peshqit

Ka mundësi qe partneri t’iu gënjejë sot për diçka dhe ju as qe do e kuptoni. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse gjithçka do behet për te mirën e te dyve dhe për dite me te lumtura. Beqareve do ju rrahe zemra edhe me fort gjate kësaj dite sepse mund te takojnë princin e kaltër. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni dhe gjendja ka për te mbetur e mire.