Lukashenko paralajmëron BE-në për ndalimin e furnizimit me gaz

101

Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka pohuar mundësinë që ai mund të mbyllë tranzitin e gazit natyror në Evropë përmes Bjellorusisë në shenjë hakmarrjeje ndaj çdo sanksioni të ri të BE-së të vendosur për krizën në vazhdim.

“Ne po ngrohim Evropën, ata ende po na kërcënojnë se do të mbyllin kufirin. Dhe nëse e mbyllim gazin natyror atje?” tha udhëheqësi bjellorus në komentet e publikuara të enjten nga agjencia shtetërore e lajmeve BELTA.

Tregu evropian i gazit, ku çmimet kanë arritur nivele rekord në javët e fundit, do të ishte shumë i ndjeshëm ndaj çdo ndërprerjeje të rrjedhës së gazit përmes tubacionit Yamal që kalon nga Rusia, nëpërmjet Bjellorusisë, në rrugë për në Poloni dhe Gjermani.