Lulzim Basha në takimin që ka zhvilluar sot me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, është shprehur se kushdo që do të marrë pjesë në Kuvendin e thirrur më 11 Dhjetor, do të ndëshkohet sipas statutit.
Basha është shprehur se nuk do të lejojë që të krijohen institucione paralele në PD.
Kuvendi legjitim i PD, ka thënë Basha, është i datës 18 dhjetor, ndërsa 11 dhjetorin e konsideroi sërish miting të Sali Berishës.
“Do ta zbatoj statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, është shprehur Basha.