Madonna doli kundër Putinit, Zelensky bën veprimin e papritur për këngëtaren

120

Diva e muzikës, Madonna, është një ndër artistet e para që ka dalë kundër agresionit të presidentit rus Vladimir Putinit, në Ukrainë.

Së fundmi, këngëtarja në rrjetet sociale ndau videon e vendosur me një remix të këngës së saj të vitit 2005 duke publikuar një video montazh 30 sekondash të krizës në Ukrainë.

“Pushtimi i kotë dhe i lakmia e Rusisë në Ukrainë DUHET të ndalet!! Putin ka shkelur çdo marrëveshje për të drejtat e njeriut në ekzistencë. Putini nuk ka të drejtë të përpiqet të fshijë ekzistencën e Ukrainës”, shkroi fituesja e çmimeve Grammy.

Madonna e ka titulluar videon e saj: Ne ju mbështesim President Zelensky!! Ne lutemi për ju dhe vendin tuaj!.

Që prej këtij momenti, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka filluar ta ndjekë këngëtaren në Instagram./asutimes.com