Makina del nga rruga në Lezhë, dy të plagosur

76

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në superstradë Lezhë-Shkodër. Një mjet ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë lëndime dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë për të marrë trajtim.

 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksident.