Makina përplaset me motorin në Tiranë, një i plagosur

53

Një aksident ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kryeqytet.

Bëhet e ditur se rreth orës 12:54, në Rrugën e “Elbasanit”, mjeti me drejtuese shtetasen Xh. B, është përplasur me motorin me drejtues R. V.

Për pasojë, i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.