Marko dhe Gjeto Luca sjellin këngën më të re me titull “Çka Po Don Ti”

180

Marko dhe Gjeto Luca  sjellin në duet këngën më të re me titull Çka Po Don Ti

Gjeto Luca  është këngëtari që pushtoi zemrat e adhuruesve të tij shumë vite më parë, me një zë dhe stil të veçantë që e karakterizon ai tashmë i ka kaluar kufinjtë e zhanrit turbo folk, me stilin e ri që po përhapet me shpejtësi mes muzikantëve dhe këngëtareve Gjeto Luca po shkëlqen dhe po admirohet nga veriu në jug.

E tillë është dhe kënga që sollën Marko & Gjeto Luca Babë e Djalë kënga titullohet Ç’ka Po Do Ti  një këngë moderne e miksuar  me popullore të alternuar, ku zëri i këngëtarit të ri Marko Luca është në miksim i ëmbël me zërin potent të Gjetos.

Çka Po Don Ti premton se do të jetë një sukses i vërtetë dhe do pëlqehet nga  një publik i moshave të ndryshme sepse dhe vetë kënga është e realizuar në atë mënyrë, ku në gjithë minutazhin e këngës gjen përshtatje pothuaj çdo moshë, dhe kjo është një pikë e fituar nga këngëtarët Marko dhe Gjeto Luca sepse në vetëm pak kohë që është publikuar kënga ka arritur një mori të madhe klikimesh

 

Marko Luca është tashmë i njohur për publikun jo vetëm si djali i këngëtarit të mirënjohur Gjeto Luca por dhe si kolegu i dueteve që të dy kanë realizuar dhe më parë, e si do ndodhte ndryshe bëmë baba të ‘ të ngjaj, Marko Luca po hyn fuqishëm në tregun muzikor Shqipëtar.

Duke ju uruar suksese Marko dhe Gjeto Lucës ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni dhe dëgjoni këngën

Çka Po Don Ti 

Marko dhe Gjeto Luca