Marrëdhënie s*ksuale me 13-vjeçaren në Tiranë, arrestohet një person, procedohet dhe nëna e saj

77

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur, 13 vjeçare.

Po ashtu është proceduar dhe nëna e vajzës së mitur, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.

Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.