Ambasadorja e Kosovës në Itali, Lendita Haxhitasim i ka dhënë fund beqarisë.
Ajo është martuar ditën e djeshme me diplomatin shqiptar në Ambasadën e Shqipërisë në Itali, Fracesk Fusha.
Çifti e kurorëzuan dashurinë e tyre në kryeqytetin italian, Romën.
Lajmi i ëmbël është bërë i ditur nga Ambasadorja Haxhitasim, e cila ka publikuar në Facebook dy foto nga martesa, ku shfaqet e veshur me të bardha dhe padyshim në krahët e djalit që i ka rrëmbyer zemrën.