Masat kundër koronavirusit/ Dy shqiptarët rrahin rojet e sigurisë, pasi nuk i lejuan të hynin në lokal! Në pranga të rinjtë

360

Dy të rinj shqiptarë u arrestuan mbrëmjen e djeshme në Itali pasi rrahën rojet e sigurisë të një lokali.

Të rinjte, 22 dhe 23 vjeç tentuan të hynin në një lokal në Corso Italia, por për shkak se ishte mbushur plotë në bazë të rregullave kundër koronavirusit, rojet nuk i lejuan.

Të rinjtë shqiptarë goditën rojet e sigurisë. Një makinë policie po kalonte në zonë dhe efektivët bënë të mundur arrestimin e të rinjve.

Dy rojet e sigurisë u dërguan me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.