Maskohet si fantazmë për shaka, fqinji trembet dhe e vret vajzën meksikane

84

Një vajzë meksikane është vrarë për shkak të një shakaje. Viktima po shëtiste në rrugë e maskuar si nja fantazmë, kur u qëllua me armë zjarri. Ngjarja është filmuar nga një kalimtar i cili ka hedhur më pas videon në rrjete sociale. Policia vendore që po heton, nuk ka dhënë detaje për identitetin e viktimës, përvec moshës së saj, 20 vjec.

Viktima po ecte në një lagje në jug të vendit, e veshur me një fustan dhe vello të bardhë. Përpjekja e saj ishte të ngjante sa më shumë me një personazh makabër të filmit horror latino amerikan: “La Llorona”. Një fantazmë që thuhet se shëtit pa gjetur paqe dhe duke qarë sepse fëmijët e saj kanë vdekur. Sipas folklorit kjo figurë tmerruese është e dënuar që të shëtisë e dëshpëruar nëpër botë, pasi fajësohet se ka mbytur dy fëmijët e saj në një moment zemërimi , pasi bashkëshorti e tradhëton me një grua tjetër.