Mbani duart në këto pozicione! Nuk do ta besoni se çfarë të mirash ju sjell

311

Shikoni duart tuaja. Çfarë shikoni? Nëse përgjigjja juaj është “vetëm duart”, atëherë pyesni një refleksolog. Ata do t’ju tregojnë se ka pika të shumta aktive që ju japin fuqi mbi trupin dhe mendjen tuaj.

Bright Side ndan me ne atë që mund të bëni me anë të duarve, në rast se keni një dhimbje.

Gishti i madh

Gishti i madh është përgjegjës për ankthin dhe dhimbjet e kokës. Nëse jeni duke përjetuar një dhimbje koke nervore, butësisht shtrëngoni gishtin e madh për rreth 5 minuta. Refleksologët thonë se do të lehtësojë dhimbjen.

Gishti tregues

Ky gisht kontrollon dhimbjet e muskujve, si dhe ndjenjat e zhgënjimit, frikës dhe sikletit. Siç tregohet nga studimet në Universitetin e Minesotës, pacientët me dhimbje të shpinës dhe muskujve ndiheshin më mirë pas një cikli terapie me refleks. Mbërtheni gishtin tregues me dorën tjetër për 5 minuta.

Gishti i mesëm

Shtypja e gishtit të mesit ndihmon nëse ndiheni të bezdisur, të zemëruar ose më të lodhur se zakonisht. Studimet tregojnë se një ushtrim i tillë ul presionin e gjakut dhe ju qetëson.

Gishti i unazës

Emocionet negative dhe trishtimi do të zhduken nëse butësisht shtypni gishtin tuaj të unazës për 5 minuta. Mos harroni të mbani qetësi dhe të rregulloni frymëmarrjen tuaj.

Gishti i vogël

Gishti i vogël është përgjegjës për vetëvlerësimin, stresin dhe nervozizmin. Nëse jeni të prirur të zvogëloni vlerën tuaj, duhet të mendoni vërtet për ta masazhuar atë për 5 minuta.

Pëllëmba

Shtypni gishtat e njërës dorë në mes të pëllëmbës tjetër. Masazhojeni atë me lëvizje rrethore, dhe merrni frymë dhe nxirrni tre herë. Refleksologët thonë se pëllëmba është qendra e ndjenjave dhe emocioneve tuaja. Hulumtimet tregojnë se masazhimi i rregullt i pëllëmbëve tuaja ndihmon në parandalimin e të përzierave, stresit, diarresë dhe kapsllëkut.

Pëllëmbët shtypnin njëra-tjetrën

Ky pozicion përdoret shpesh në meditim. Ju ndihmon të përqendroheni dhe të rregulloni mendimet tuaja. Duke shtypur pëllëmbët, ju mund të përmirësoni qarkullimin e gjakut.