“Me dashurinë jam gropë unë”/ Kiara ‘shpërthen’ keq ndaj Luizit: Të thashë të më lije

171

“Me dashurinë jam gropë unë”/ Kiara
Ditën e djeshme Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë debatuar me njëri-tjetrin. Vëllai i Madh i dha Ermiona Lekbellos një mision sekret. Ajo u mbushi mendjen vajzave që të mos flisnin me djemtë dhe nëse ia arrinte qëllimit do kishte një surprizë.

Ky mision u prish nga Luizi, i cili e zuri Kiarën në një cep në tualet dhe nuk e la të dilte, pavarësisht se ajo i tha se po i binte të fikët. Kur vajzat e tjera e panë që këngëtari nuk hiqte dorë nga vendimi i tij për të mos e lëshuar moderatoren, i thanë kësaj të fundit që të fliste dhe të mbaronte misioni.

Pas këtij veprimi, Kiara është nervozuar shumë dhe ka bërë debat m Luizin.

Kiara: Po të them se nuk je duke më ndihmuar, aspak

Luizi: Për lojën? Normal që s’të ndihmova, unë e prisha

Kiara: Jo për lojën, mua tani me nervozizmin që kam. Nuk është se po shërben gjë ky diskutimi se është po i njëjti që bëmë edhe në drekë. E të thashë më lër hapësirë 24 orë.

Luizi: E ça ndodh pas 24 orëve?

Kiara: Ti me posisititeivn tënd vazhdon

Luizi: E ça ndodh pas 24 orëve?

Kiara: Mbase edhe qetësohem pak

Luizi: E vjen vetë e më thua ‘Luiz jam qetësuar’

Kiara: Nuk e di Luiz, do vijë natyrshëm, nuk i bëj gjërat me plan

Luizi: Ndërkohë unë rri e eci nëpër shtëpi si budalla duke prit

Luizi: Ça të vazhdoj?

Kiara: Vazhdo lojën tënde

Kiara: Pse ça je ti, ke lidh kërthizën me mua?

Kiara: Ti di ta bësh shumë mirë dallimin mes dashurisë dhe lojës

Luizi: Tani dashurinë e kam gropë unë, si me e ba

Kiara: Përgjegjësi e jotja, duhej ta kishe menduar pak më herët këtë gjë

Kiara: Ti diferencën midis dashurisë dhe lojës di ta bësh shumë mirë

Luizi: Duhet të luaj duke qenë gropë këtej?

Kiara: Se je luan dhe do vazhdosh të luash

Kiara: Nuk mundesh, atëherë gjeje vetë se si do e bësh

Luizi: E gjeta, erdha me fol e me të thënë lëre me kaq, ti po nervozohesh

Kiara: Ta lë me kaq se thua ti? Ku e kam butonin që ta lë me kaq