Me lot në sy, ushtari rus flet me nënën e tij: Putin po shkatërron kopshte e spitale në Ukrainë, tregoju njerëzve

154

Një video e publikuar në media ku një ushtar rus i kapur nga forcat ukrainase qan kur flet me të ëmën, janë bërë virale.Me lot në sy rusi i tregon nënës së tij se Presidenti Vladimir Putin po shkatërron kopshte dhe reparte spitalore në Ukrainë.

Ai i kërkon me ngulm nënës që t’u tregojë vendasve për atë që po bën Putin në Ukrainë. Ushtari rus i tregon të ëmës se duhet të përdorë mediat sociale në mënyrë që ‘sa më shumë njerëz të mund të dinë të vërtetën për sulmet e Vladimir Putinit’.

Jeta ka qenë e qetë këtu përpara se Presidenti ynë të fillonte gjithë këtë’, thotë ushtari.

Ndërsa nëna e tij e mërzitur i përgjigjet: “Të kuptova, të dua shumë”./asutimes.com