“Më mirë punoni në Shqipëri, këtu të del shpirti” – Shqiptarja nga Amerika ka një porosi për ata që duan të ikin

376

Hamdije Kaba me bashkëshortin e saj ka dhënë një intervistë për RTV Dukagjini. Ajo është emigrante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka një këshillë për shqiptarët.

Sipas saj, nuk ia vlen të emigrosh, sepse humb jetën tënde. Jeta në Amerikë është vetëm punë. Nuk jeton kurrë dhe mendon vetëm për punën, duke harruar familjen dhe njerëzit e tu.

“Jeta në kurbet është e vështirë. Punë, punë, punë. Nëse një njeri në Shqipëri apo Kosovë punon si ne që punojmë këtu, nuk ka nevojë me ardhë në Amerikë. Kush i ka duart flori, ka Amerikë gjithandej”, u shpreh ajo për televizionin nga Kosova.

“Ne nuk kemi ditur, për ne është shumë vonë. E hëngrëm dardhën. Nuk ka si vendlindja. Mbaro shkollën. Ka punë, nuk ka punë, shkolla është gjëja numër 1. Me ardhë në Amerikë të lash pjata, është shumë kollaj”.

“Pse të punosh në restorant gjithë jetën tënde? Kam pasur një shok nga Shqipëria. Ka qenë oficer i gradës së parë. Këtu gjeti punën e parë, pa familje, punoi kamerier gjithë jetën, i iku jeta. Iku në botën tjetër me sëmundje të keqe”, tha më tej bashkëshorti i saj.

“Më mirë me u shkollu në Shqipëri apo Kosovë, sesa me la pjata në Amerikë. Ne erdhëm këtu, por këtu ka vetëm punë, punë, punë. Baba plaket nesër dhe nuk ke kohë me shku atje. Duhet me mbajt babë e nanë, me punu. Me gjithë zemër e shpirt, me gjithë trupin, u urojmë të gjithë shqiptarëve më të mirën, mos me u nda kurrë”, përfundoi ai./asutimes.com