‘Më ndihmoni’/Kërkesa më e çuditshme në internet që keni parë ndonjëherë nga një grua për burrin e saj gjatë pandemisë

230

Interneti na ofron gjëra nga më të cuditshmet, por këtë vështirë ta kishit menduar se do mund të lexonit ndonjëherë. Një grua në Britaninë e Madhe ka kërkuar ndihmën në internet që t’i mbushin mendjen burrit të saj që të presë flokët. Nisur nga mbyllja e berberëve në Britani për shkak të COVID-19, burri i saj prej më shumë se 6 muajsh nuk i ka prerë flokët dhe ky model i ri i flokëve e ka zemëruar shumë gruan.

Madje ajo thotë se herë pas here e sheh dhe me “neveri”, kaq i shëmtuar i duket asaj. Komentet në internet kanë qenë të shumta, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre ishin kundër gruas, sipas të cilëve nuk ka mjaftueshëm dashuri ndaj tij. Megjithatë, gruaja ka sqaruar se përse mendon se flokët e gjatë te burri i saj nuk i pëlqejnë.

“Flokët e burrit janë shumë të hollë, tullac sipër dhe të bardha. Gjithmonë duken të yndyrshme, megjithëse bën dush çdo ditë”, shpjegon ajo, teksa ka publikuar një foto të moderatorit Terry Nutkin duke thënë se duket i ngjashëm me të.

Juve ju pëlqen?