Me ne fund! Nga tani Google mund të parala jmërojë për tërmetet disa sekonda para

118

Së shpejti smartphone-i juaj do të jetë në gjendje t’ju paralajmërojë për një të rmet. Do të jenë disa sekonda përpara se tërmeti të ndodhë, por bëhet fjalë për një përparim që mund t’ju ndihmojë të gjeni njkë strehë të sigurt. Android Earthquake Alert System quhet shërbimi që do të përdorë telefonët Android si sizmografë për të parala jmëruar lë kundjet e tokës dhe për të vënë në dijeni përdoruesit.

Sistemi i hartuar nga Google lidh sinjalet anonime që vijnë nga të gjitha pajisjet në një zonë të caktuar dhe i krahason ato me njëri-tjetrin; kur merr sinjale të mbivendosur që mund të gjurmohen përsëri në lëkundjet që zakonisht i paraprijnë një tërmeti të vërtetë, kjo shkakton alarmin.

Google në fakt ka punuar për këtë shërbim për muaj me radhë sepse nuk është aq e thjeshtë sa duket. Sinjalet e marra nga akseleometrat e pranishëm në telefonët inteligjentë mund të jenë në të vërtetë të pasakta: një telefon “i dridhur” në duart e një përdoruesi gjeneron informacion të njëjtë me atë të një tërmeti, duke rrezikuar të çojë në një alarm të rremë.

Por tani Google beson se sistemi i tij mund t’i bëjë të gjitha: zbulojë goditjet paraprake, por më e rëndësishmja përdorë këtë informacion për të dërguar një paralajmërim te përdoruesit e prekur potencialisht. Alarmi do të kalojë përmes një korsie preferenciale në telefonët inteligjentë Android. Për momentin, risia do të debutohet në disa vende me një rrezik të lartë sizmik: Shtetet e Bashkuara, Greqia, Zelanda e Re, Kazakistani, Kirgistani, Filipine, Taxhikistani, Turqia, Turkmenistani dhe Uzbekistani.