‘Më ngac.monte’, e reja shqiptare publikon mesazhet qe i dergonte shefi i saj

151

Në një intervistë për “Top Channel”, një vajzë 23-vjeçare nga Berati ka treguar se është ndjerë vazhdimisht e nga.cmuar se.ksua.lisht nga shefat e saj. Ada ka përfunduar studimet e larta dhe ka vendosur të qëndrojë në Tiranë për t’u punësuar, mirëpo kjo është shumë e vështirë për shkak të këtyre ngac.mimeve.

“Nisa të kërkoja punë, por ishte shumë e vështirë, sidomos për një femër. Kur shkon të kërkosh punë nuk shikojnë aftësinë, por format. Pronari më tha se mund të merrja çfarë të doja pa paguar. Gjithë kohës më dërgonte mesazhe, më kërkonte foto në mëngjes”,u shpreh Ada.

Ajo ka tentuar t’i denoncojë këto raste, por ka pasur fri.kën se babai nuk do e lejonte të rrinte më në Tiranë.

“Babai nuk do më lejonte më që të rrija në Tiranë. Nëse do të isha akoma në shkollë, do më hiqte edhe nga shkolla. Duke u nisur nga kushtet e familjes sime, jam e detyruar që të kërkoj punë”