Antonela ka qenë duke biseduar me Sarën, Einxhel, Donaldin dhe Dagz. Ajo po iu tregon një ndodhi nga jeta e saj kur ka jetuar në Itali.
Gjatë qëndrimit atje, ajo tregoi një histori nga jeta e një gruaje se çka i kishte thënë bashkëshorti i saj. “Më pelqejnë femrat që shkojnë me shumë meshkuj”, i kishte thënë ajo, ku kjo deklaratë nxiti reagime nga banorët të cilët nuk u pajtuan me këtë gjë.
“Këta njerëz më duken të sëmurë seriozisht”, tha Sara. Ndryshe, që nga e marta, gara brenda shtëpisë po bëhet edhe më serioze, madje Antonela është ajo e cila po shkakton debate mes banorëve. Shiko videon nga minuta e 16:15. Video ketu
Nderkohe, Antonela vazhdon të krijojë diskutime lidhur me famën. Pasditen e sotme, ajo ka folur me Sarën, duke u shprehur se paguhet më shumë se bloggeret për një reklamë në Instagram.
“Unë para pesë vitesh jam munduar të bëhem blogger-e edhe nuk ja kam arritur por më ka ardhur mundësia të hyj në një emision që më ka dhënë shumë famë. Unë paguhem më shumë se blogger-at për një publicitet apo për një reklamë në Instagram”, tha Antonela.
“Po ti nuk je blogger-e, si ty ka edhe të tjera që paguhen shumë”, ia ktheu Sarah. Kujtojme se mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Big Brother VIP’ u zhvillua një debat i ashpër mes Ilirit dhe Antonelës. Shkak për këtë është bërë deklarata e Ilirit që Sara, Antonela dhe Einxhel janë banorë kot brenda shtëpisë së Big Brother VIP.