Më thuaj shenjën e horoskopit, të të them kristalin e duhur për ty

334

Fati dhe karakteri nuk bazohen në copëza mineralesh, por sigurisht mund të ndihmohen pak nga ta. Fjorza Mullai, ekspertja e kristaleve e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan ka përzgjedhur një për secilën shenjë të horoskopit. Nëse deri më tani keni menduar se keni gjetur kristalin e duhur, hidhini një sy shenjës suaj pasi mund të surprizoheni.

Dashi është një nga të paktat shenja që ka një kategorizim mes dy kristaleve. Janë familja xhasper (guri i gjakut) dhe akuamarina. Të dyja i nevojiten për stabilitetin dhe komunikimin, që herë e kanë në maksimum e herë zgjedhin të mos flasin fare.

Demi ka të gjitha kristalet e gjelbra. Rubini zoisit jep shumë gjallëri e pozitivitet, ndihmon prirjen e Demit për të pasur të drejtë edhe kur nuk kanë.

Binjakët kanë kristalet në nuancat e kaltra. Lidhen me chakra-n e fytit dhe dëshirën e tyre për të komunikuar. Binjakët e lindur në muajin Maj kanë të gjitha format e agatës që janë 27 lloje.

Gaforrja ka kristalin që rregullon anën emocionale, hormonale, ndihmon me fuqinë. Promovon butësinë e forcën. Për vajzat Gaforre përshtatet guri i hënës, kurse te djemtë guri i gjakut sepse iu nevojitet qëndrueshmëri.

Luani, si shenjë dominuese ka nevojë për kristale që janë të lehta për t’u identifikuar, që janë në nuancat e floririt. Piriti, lidhet me fuqinë, pushtetin dhe paranë. Syri i tigrit lidhet me fuqinë mendore e suksesin, ndërsa me këtë të fundit lidhet dhe citrina.

Virgjëresha është një shenjë krejt ndryshe dhe dallohet kollaj nëse sheh dikë që kontrollon çdo gjë me lupë e janë detajistë. Janë shumë të mirë në profesionet që iu nevojitet detajizmi dhe obsidiani iu përshtatet sepse i ndihmon ta menaxhojnë si dhe ankthin e stresin organik që iu vjen nga perfeksioni.

Peshorja nuk ka një kristal kryesor sepse është e gjithanshme, si kameleon. Opali në ngjyrën rozë lidhet me pasionin, të bukurën dhe dashurën. Blu lace agate do ta ndihmonte si një kristal dytësor për komunikimin në balancë dhe vendimmarrjen që e kanë problem. Lapis lazuli është një tjetër kristal që do e ndihmonte.

Akrepi është shenjë e pavarur, e fuqishme dhe e vetëkënaqur sa të tjerët nuk e perceptojnë dot. Në përgjithësi janë dyshues për çdo gjë, nuk pranojnë gjë kollaj. Kristali i tyre është garnet që lidhet me suksesin, fuqinë, njohjen, dashurinë e pasionin. Syri i tigrit lidhet me forcën mendore si dhe rodokroziti që do t’i zbuste chakra-n e zemrës e dashurisë. Është shenjë që ka pafund dashuri, por nuk e shpreh në mënyrë klasike dhe janë përzgjedhës në njerëzit që duan.

Shigjetari është shenjë e këndshme dhe pak e hallakatur, por janë aventurierë, karizmatikë, të qeshur, kanë frymëzim, por jo intuitë. Transmetojnë shumë lumturi dhe janë të lehtë për t’iu bërë një dhuratë sepse pëlqejnë gjithçka dhe dashurojnë lehtë, por hezitojnë të bëjnë hapa seriozë. Gurët e kaltër, blu, lejla, vjollcë janë të duhurit për ta si ametisti. Blue lace iu shkon shumë për vendimet sepse janë të pavendosur, sodaliti ndihmon me komunikimin për të thënë atë çfarë duan si dhe akuamarina.

Bricjapi është shenjë shumë punëtore që mendon çdo ditë dhe promovon. Labradoriti do i ndihmonte në komunikim sepse janë shenjë që mbajnë shumë përbrenda, nëse dëshiron të ruash një sekret, thuaja atyre dhe nuk del kurrë. Kristalet për para e sukses dhe qetësinë mendore janë të mira për të sepse mbingarkohen, si citrina e syri i tigrit.

Ujori është vazhdimisht i pavendosur dhe kristali i duhur për të janë akuamarina për komunikimin, guximin e kurajën. Blue lace lidhet me vendimmarrjen, ametisti për pavendosmërinë dhe vrullin.

Peshku i Shkurtit ka ametistin si shenjë emocionale e romantike që është gjithnjë në kërkim të dashurisë. Kristalet në nuancë rozë për dashurinë janë shumë të mira për ta./Noa.al