Megaoperacion në Meksikë, prangosen 905 të huaj, mes tyre një shqiptar

140

MEKSIKË – Ministria Publike në Meksikë konfirmoi se ka arrestuar në total 905 shtetas të huaj, shumica prej tyre kolumbianë dhe venezuelianë për përfshirje në trafik ndërkombëtarë droge dhe vepra penale grabitje, vrasje, zhvatje etj. në 6 vitet e fundit.

Sipas, medias vendase “Milenio” mes të arrestuarve rezulton dhe një shtetas shqiptar, por identiteti i personave nuk është zbuluar.

905 të arrestuarit i përkasin 60 kombësive të ndryshme. Që prej dhjetorit 2018 janë arrestuar 389 kolumbianë, 140 venezuelianë, 170 kolumbianë, etj. Veprimtarinë kryesore e ushtronin kolumbianët, të cilët jepni para me fajde me interes të lartë. Më pas, ata përdornin forcën, dhunën dhe kërcënimet për të marrë mbrapsht paratë e dhëna.

Për sa u përket të arrestuarëve të tjerë, ka nga Afrika e Jugut, Malta, Nepali, Nigeria, Paraguaji.

Burimi: Milenio