Merr flakë fabrika ku shtypeshin paratë, plagosen 24 persona, 4 prej tyre në gjendje të rëndë

136

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një fabrikë të shtypjes së parave në Francë ditën e sotme. Thuhet se rreth 400 njerëz janë evakuuar ndërsa rreth 70 zjarrfikës u nisën për në vendngjarje. Sipas mediave të huaja, rreth 24 persona janë plagosur lehtë, ndërsa katër janë dërguar në spital, duke përfshirë dhe dy zjarrfikës. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa hetimet kanë nisur.