Merret vendimi/ SHBA i jep Putin goditjen që nuk e priste!

123

Presidenti i SHBA, Joe Biden, pritet t’i japë sot një tjetër goditje të fortë Presidentit rus, Vladimir Putin, teksa nuk ndalet në pushtimin e tij në Ukrainë, duke vrarë edhe gra e fëmijë.

“CNN” raporton se Presidenti Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, sipas burimeve të njohura me vendimin.

SHBA do ta bëjë këtë lëvizje të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve evropiane, nëse do të ndalojnë energjinë ruse. Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse, sesa SHBA.

Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, që ta ndërmarrin këtë hap pa koalicionin./Shqiperia ime.com.al