Meta përshëndet emërimin e Stuart Peach, i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor: Britania një partner i qëndrueshëm

100

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach.

Me anë të një postimi në tëitter, Meta shkruan se Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qëndrueshëm.

“Përshëndes emërimin e të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane”shkruan Meta.

Kujtojmë që emërimi i Sir Stuart Peach në këtë post vjen pasi kryeministri britanik Boris Johnson u shpreh i shqetësuar për Ballkanin Perëndimor, teksa shkruante se ky rajon po përjeton kërcënimin më të madh për stabilitetin e tyre në më shumë se dy dekada.