Mezi Mban Lotët Emigranti Shqiptar Që E Njohu Të Dashurën Në Instagram: E Doja Shqiptare, Thashë Motrës Shihe Ti…

117

Mezi Mban Lotët Emigranti Shqiptar Që E Njohu Të Dashurën Në Instagram: E Doja Shqiptare, Thashë Motrës Shihe Ti…

Shpëtim Hajdari i ka prekur të gjithë me historinë e tij, pas kthimit në atdhe pas 6 vitesh! Pas largimit për në Gjermani, ai tregoi se i janë dashur më shumë se 6 vjet për t’u kthyer në Kosovë, atje ku po e priste e dashura e tij që e kishte njohur përmes “Instagram-it” dhe e ëma.

Lot gëzimi e emocione pa fund, këto dy fjalë përshkruajnë më së miri momentin kur Shpëtimi e përqafoi nënën e tij me të mbërritur në aeroport. Ai për asnjë çast të vetëm nuk i largonte dy duart nga qafa saj gjersa lotët i shkonin rrëke.

“Unë po tregoj të drejtën, gjithë rrugëtimin që e kam bo për të ardhur këtu, unë mendjen e kam pasur veç tek nëna. Ka disa shokë të mi që janë martuar me gjermane, polake por unë nënës time i kam premtuar që veç shqiptare do ta marrë gruan time.

I madhi Zot, kjo është dhuratë prej Zotit. Të dashurën e kam njohur në Instagram, na ka pëlqyer muhabeti por unë isha në Gjermani. Nuk kisha si ta shihja vetë, pastaj i thashë motrës së madhe, dil ti,” – tregoi ai.