Minatori Kinezi Mbijeton 17 vjet nën tokë!

57

Të qëndrosh 17 vjet i bllokuar nën tokë, dhe të mbijetosh, nuk ka emër tjetër, veçse mrekulli. I tillë ishte fati një minatori kinez. 59-vjeçari Çeung Uai, po punonte në një sektor të një miniere të vjetër qymyrguri në provincën Xinjiang në perëndim të Kinës, kur ra një tërmet i fortë, që shkaktoi shembje masive dheu.

78 kolegët e tij të punës humbën jetën, por ai shpëtoi mrekullisht. Uai arriti të mbijetonte pasi në atë zonë, fatmirësisht funksionuan disa tubacione ajrosjeje. Ndërsa për t’u ushqyer, minatori Uai shfrytëzoi orizin dhe ujin që gjendej në një depo të atij sektori, e cila ishte ndërtuar posaçërisht për raste të tilla aksidentesh. Veç ushqimeve dhe ujit, minatori është ushqyer vazhdimisht edhe me minj. Ndërsa si burim të vetëm vitaminash, kishte një lloj të veçantë myshku fosforishent, që gjendej përreth. Prej incidentit të vitit 1997, ky sektor i minierës ishte braktisur.

Por teksa në zonë ishin rikthyer përpjekjet për gërmime të tjera, minatorët zbuluan kolegun e tyre të vjetër. Ai është dërguar menjëherë ne spital. Kina është një ndër shtetet me rrezikshmërinë më të lartë në miniera dhe me numrin më të madh të viktimave. Më shumë se katër mijë njerëz, humbin jetën nga aksidentet në miniera. Rasti i 59-vjeçarit Çeung Uai është rekord botëror, për qëndrimin e një njeriu nën tokë, i bllokuar./tring.al