Ministria e Shëndetësisë: Ja sa të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë

95

Në Kosovë janë regjistruar 4 viktima nga COVID-19. Mësohet se janë raportuar 717 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot janë shëruar 2 mijë e 370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201 mijë e 15.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

10 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.797.661 doza të vaksinës.

Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 91.372 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 4 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 2.370 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 201.015.

Në total numri i rasteve aktive është 16.849.

Advertisement