Miriam Cani flet pa dorashka, zbulon sa para ka fituar

233

Miriam Cani ka fituar shumë konkurse me këngët e saj brenda dhe jashtë vendit. Ajo kujton cili ishte triumfi i parë.

“Ishte një konkurs në Hajdenberg, (Gjermani)organizohej nga qyteti dhe unë mora pjesë, isha 14 vjeçe. Për herë të parë kam fituar 300 euro”, tregon këngëtarja në një intervistë për “E Diell”.

Miriami e kujton me nostalgji kohën kur jetonte në Gjermani dhe filloi të këndonte e të garonte për herë të parë.

Këngëtarja foli më shumë për jetën private, kohën që i ka kushtuar këtë periudhë familjes. Ajo dhe Alban Skënderaj janë prindër të dy fëmijëve, Amel dhe Duam.

Së fundmi, Miriami është angazhuar edhe në biznes, me një linjë veshjesh organike për fëmijë./shkoder.info