“Misteri” i shtëpisë së vetme në mes të ishullit, zbulohet arsyeja përse është ndërtuar ajo aty

213

Kjo shtëpi ka bërë shumë persona kuriozë se përse është e vetmja e ndërtuar në një ishull të shkretë.

Ndodhet në një kodër të shtetit të Islandës.

Thuhet se gjatë shekujve 18-19 në këtë zonë të shkretuar, kishte shumë banesa. Por rreth viteve 1930, kur bota avash-avash po ndryshonte, edhe këta banorë synuan zbritjen në qendër në kërkim të një jete më të mirë.

Që atëherë, ishulli u braktis dhe e vetmja shtëpi që mbijetoi ndezi shumë teori.

Një nga këto ishte dhe historia e një miliarderi, i cili donte të strehohej në Elliaey për t’i shpëtuar apokalipsit të zombive.

Të tjerë sugjerojnë se është pronë e një vetmitari fetar. Por në realitet është diçka mjaft e thjeshtë.

Në fakt është një kabinë roje e ndërtuar nga Shoqata e Gjahtarëve për t’u furnizuar mjaftueshëm me peshqit që enden në ujërat përreth./korrieri.al