Modelen shqiptare e zë kolla në emision, Rudina Magjistari ‘trembet’: E ke bërë tamponin?

308

Modelja e njohur Heidi Lushtaku ka qene e ftuar tek emisioni Rudina.

Gjatë intervistës, modelja është kollitur dhe Rudina Magjistari e pyet nëse është mirë dhe nëse e ka bërë testin.

Heidi kërkon falje dhe thotë se është mirë madje dje ka bërë edhe testin sepse nesër do kthehet sërish në Zvicër.

“Ka ardhur një kohë që kemi frikë edhe të kollitemi dhe të teshtijmë. E përmbajmë veten sepse tremben të gjithë ata që kemi afër”, shprehet Rudina Magjistari.

Heidi ka qenë pjesë në kompeticionin e bukurisë në Miss Zvicra 2013, ku ka shkuar deri në finale. Heidi është larguar nga Kosova në moshën 6-vjeçare, gjatë kohës së luftës për në Zvicër dhe ka një familje të madhe, ku janë 8 motra dhe një vëlla.

Minuta:3:08