Monika tregon historinë pas divorci: “E kam të vështirë”, Një ditë të bukur, teksa po punonim së bashku…

152

Sot hymë në muajin e dashurisë, ndërsa ‘Big Brother’ mbrëmjen e djeshme ftoi të gjithë banorët të tregojnë historitë e tyre të dashurisë.

Si një mbrëmje mes miqsh ata folën për takimet më të bukura që kanë patur, takimet më të sikletshme, momentet që i kanë lumturuar më shumë edhe ato që ja kanë thyer zemrën.

Aktorja Monika Lubonja tregoi historinë e njohjes me ish bashkëshortin, por edhe pse më vështirësi ajo hapi zemrën dhe foli edhe për histori të tjera pas divorcit.

Duke mos dashur të tregojë emra, Monika tregon se me personi me të cilin pati një lidhje pas divorcit punonin së bashku dhe gjithçka ndodhur papritur dhe në një moment të vështirë të jetës së Monikës, kur kësaj të fundit i duhej të rriste e vetme një fëmijë.

“Ka ndodhur pas divorcit, Tean e kisha në 8-vjeçare. Isha me disa miq të mitë punonim për diçka shumë të bukur. I kërkova të jem pjesëtare sepse gjendjen ekonomike e kisha të vështirë, rrisja një fëmijë vetëm dhe bëja disa punë njëkohësisht. Një ditë të bukur, teksa po punonim, duhej të merrja disa materiale për ti çuar diku tjetër edhe u ndodha përballë këtij personi që nuk më kishte vajtur mendja që do ishte një moment që… Në kohën që çova disa materiale, mënyra se si më foli, se si më priti”, tha ajo.