Ndërkohë që raketat ruse shkatërruan ndërtesat në Kiev, një mrekulli e vogël ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin ukrainas. Ajo e jetës. Në një strehë kundër bombave në kryeqytet, një grua 23-vjeçare lindi një vajzë. Fotot prekëse janë postuar nga Hannah Hopko, kryetare e konferencës Demokracia në Veprim:
“Mia lindi në një strehë në një kohë sigurisht stresuese, gjatë bombardimit të Kievit. Nëna e saj është e lumtur dhe mirë, pavarësisht se ka pasur një lindje të vështirë. Ne mbrojmë jetën dhe njerëzimin”, ka shkruar ajo.
Lajmi është raportuar edhe nga BBC dhe është ripostuar në shenjë shprese nga shumë persona në rrjetet sociale.
Rreth orës 20.30 lindi Mia në një shtrat të improvizuar, u thirr një ambulancë dhe nëna dhe foshnja u dërguan në spital. Të dyja janë mirë, sipas raportimeve.
Imazhet e Mia-s në krahët e nënës së saj u përshëndetën si një dritë shprese në orën më të errët të Ukrainës. Por vajza e lindur në Kiev nuk është e vetmja e lindur gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Një mjek tha në rrjetet sociale se edhe një tjetër i porsalindur erdhi në jetë gjatë natës. Për shkak të bombardimeve, dhoma e spitalit thuhet se ishte shkatërruar, kështu që ai e ndihmoi gruan të lindte në një bodrum./asutimes.com