Na ka zbardhur faqen në botë/ Ky është shqiptari që u shpëtoi jetën dy të moshuarve: Bravo i qofte

122

Gazeta finlandeze, “Helsingin Sanomat”, raportoi të enjten për një zj arr të madh që shp ërtheu në Minttutie të Finlandës të mërkurën në mbrëmje. Nga zj arri u shkatërrua tërësisht një shtëpi. Një shqiptar thuhet se ndihmoi një çift të të moshuarve që të shpëtonte nga zj arri.

Banorët e lagjes thanë se ofruan ndihmë për personat që ndodheshin në shtëpi para se të arrinin z jarrfikësit.

Mergim Halili, i cili jeton në lagjen ku u d ogj shtëpia, tha se ai dhe e dashura e tij ndihmuan që një çift i moshuar të largohej nga objekti, shkruan Helsingin Sanomat.

Ai shton se vërejtën tym që dilte nga shtëpia dhe se shkuan për të shikuar se çfarë po ndodhte. Pasi zj arri u bë më i madh, ata vendosën që të shikojnë nëse ka mbetur ndonjë njeri brenda.