Na përloti të gjithëve! Arbana Osmani mund të bëj të lumtur edhe pa emisionin e saj

225

“Dua të të bëj të lumtur” quhet emisioni që Arbana Osmani moderon prej disa vitesh dhe pas Big Brother është emisioni i dytë i jep asaj një super sukses dhe audiencë. Për disa sezone me radhë moderatorja ka bërë shumë shqiptarë të lumtur dhe pafund teleshikues të qajnë nga emocionet e historive të forta që transmeton.

Mirëpo, Arbana mund të bëj të lumtur edhe pa patur emisionin e saj dhe këtë na e ka vërtetuar mbrëmjen e djeshme. Sikurse mund ta dini ajo kishte organizuar një lojë në profilin e saj në Instagram, ku i kishte ftuar ndjekësit të bënin tag një përson për të cilin Arbana do gatuante një gjel deti dhe do ia dërgonte në shtëpi pikërisht më 31 dhjetor.

Dhe ashtu bëri. Arbana ka përzgjedhur një emër mes shumë komenteve dhe e ka vizituar mbrëmjen e djeshme së bashku me Eduartin duke i dërguar edhe përsheshin me gjelin të gatuar nga vetë ajo. Ajo që i preku të gjithë madje edhe vetë moderatoren ishte fakti se personi i përzgjedhur, një pensionist, jetonte vetëm pasi një vit më parë ai kishte humbur bashkëshorten, teksa të bijat jetonin larg tij. Teksa ai tregonte historinë e dhimbshme Arbana edhe ëshë përlotur.

Në përfundim të surprizës ajo tregoi se ndihet shumë e lumtur dhe e plotësuar dhe se ndonjëherë gjërat e vogla me dashuri të madhe kanë më shumë rëndësi se çdo gjë. Sakaq, kutjojmë se në muajin shkurt rikthehet “Dua të të bëj të lumtur” dhe kush e di se çfarë historishë janë përgatitur./shkoder.info