Naser Nika organizator aktivist dhe lobues i çeshtjeve kombëtare në Amerikë, vjen me premtimin e madh për emertimin e një rruge më Staten Island në emrin e heroit tonë kombëtar”

400

Aktivisti dhe organizatori i sukses’shëm  Zoti Naser Nika’ po tregon gjithnjë e më tepër se është një lobues dhe një zë i fortë në Diasporën Shqiptare në SHBA.

Zoti Naser Nika e ka treguar me fjalë dhe vepra se është një atdhetar dhe mbështetës i fuqishëm i çeshtjes kombëtare. Kjo e verteton më së miri këtë ndjenjë të këtij Shqipëtari të sukses’shëm, ku mbas disa takimesh të njëpasnjëshme me deputetin e NY David Carr  arriti që të shkojë drejt finalizimit të një  dëshire të madhe të tijën’ që një rruge në New Island ti vendoset emri i heroit tonë të madh Ismail Qemali.

Gjatë bisedimeve Zoti Nika ka marrë dhe premtimin për Shkollën e fëmijëve Shqiptarë, të mos paguhet më nga prindërit, por të financohet nga bashkia e NY.

Aktivisti Nika vjen mbas shumë organizimesh dhe aktivitetesh të mëdha të organizuara nën siglën ALBIS PARTY në Amerikë’ dhe me datën 2 gusht ai do organizojë një mbrëmje madhështore në Ulqin në lokalin LAMIGA me siglën ALBIS PARTY  me një titull kuptimplotë (Diaspora Në Vendlindje) me pjesmarrjen e këngëtarëve dhe artistëve më me zë të momentit.

Ne e falenderojmë biznesmenin Zotin Naser Nika për bashkëpunimin me portalin tonë Adrianet.Al & Pasqyra Al dhe i urojmë suksese.