Nderim për Flowers dhe dëshmorët anglezë, ja si fillon përballja Angli-Shqipëri

110

Anglia dhe Shqipëria janë gati për duelin mes tyre, i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit Katar 2022. “Tre Luanët” kryesojnë grupin I me 20, ndërsa kuqezinjtë e Edi Rejës mbajnë vendin e tretë me pesë pikë më pak.

Ndeshja e programuar të luhet në mitikun “Wembley” (20:45) do të fillojë me një minutë heshtje në kujtim të Ron Flowers, ish-mesfushorit të kombëtares angleze (1955-1966), i cili sot ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare.

Lojtarët e ekipit vendas do të zbresin në fushë me shirita të zinj në krahë, teksa minuta e heshtjes do të mbahet edhe për nder të Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve anglezëve.

Gjatë 60 sekondave heshtje, në “Wembley” do të dëgjohen vetëm tingujt e “The Last Post”, moment që pritet të krijojë emocione të forta mes tifozëve anglezë.

Djemtë e Gareth Southgate do të mbajnë shirita të zinj me emblemë lulekuqe në ndër të “Remembrance Day”.

Kujtojmë që Shqipëria luan për herë të tretë në histori kundër Anglisë në transfertë. Në dy përballjet e mëparshme kemi humbur 5-0 (1989) dhe 2-0 (2001).