Ndoshta nuk e dini, por me këto veprime me siguri po lini përshtypje të keqe

237

Mund të keni lexuar dhe dëgjuar shpesh për mënyrat e duhura për të lënë përshtypje të mirë në situata të ndryshme të jetës, por ndoshta nuk e dinit mirë që ka veprime të tjera që shkaktojnë të kundërtën. Nëse jeni në një intervistë pune, në takim të parë ose me të dashurin/ën, këto veprime duhet t’i shmangni përgjithmonë, jo vetëm në këto raste, por në çdo rast ku duhet sigurisht të tregoni respekt për personin përballë.

– Të kontrolloni telefonin gjatë bisedës

Nga studimet e kryera, njerëzit e kontrollojnë telefonin e tyre të paktën 100 herë në ditë. Me siguri që e keni kontrolluar edhe në rast kur keni patur dikë përballë dhe ky veprim sigurisht është gabim sepse secili meriton vëmendjen tuaj. Do të ketë gjithmonë përjashtim për emergjencat, sigurisht, por shanset janë që njoftimi që sapo morët mund të presë. Nëse vërtet mendoni se ai mesazh që ju ka ardhur ka nevojë për vëmendjen tuaj, largohuni në korridor ose në banjë dhe mos dërgoni mesazhe gjatë kohës që jeni duke biseduar me dikë.

– Të ndërprisni personin teksa flet dhe të flasësh vetëm për gjërat e tua

Kur po përpiqeni të bëni përshtypje, impulsi për të folur për veten mund të jetë joshës, por përpiquni të rezistoni. Kushtojini vëmendje, reagoni ndaj asaj që thonë të tjerët dhe lërini ata të kenë mundësinë të flasin.

– Të mbyllësh fjalinë me shenjën e pikësimit “pikë” (në mesazh sigurisht)

Mendoni pak sa serioz dhe shpesh i pasjellshëm mund të duket dikush që vendos pikën në fund të fjalisë (bëhet fjalë për rastet kur nuk kemi të bëjmë me një komunikim zyrtar). Ose kur shkruajnë me shkronja të mëdha, kështu që mundohuni të shmangni këtë mënyrë të shkruari. Por, nëse shkruani me “ë” dhe “ç”, mund t’i vendosni shenjat e pikësimit. 😉

–  Të bëni mimika fytyre të ndryshme

Mimika është një nga gjuhët e trupit më të njohurat dhe më të kuptueshmet, kështu që sigurohuni të mos ia lini në dorë instiktit sepse mund të reagoni shpesh në mënyrë ofenduese ndaj personit tjetër.

–  Të sillesh keq me personat e tjerë rreth jush

Nëse mendonit se për të lënë një përshtypje të mirë mjafton të sillesh mirë vetëm me përsonin që keni përballë, e keni gabim. Shumë studime tregojnë se pjesa më e madhe e njerëzve e gjykojnë dikë nga mënyra si sillen me të tjerët që s’janë pjesë e komunikimit tuaj, si p.sh. me kamerierët në rast se po takoheni me dikë në bar ose restorant. Gjithsesi, të sillesh mirë me të tjerët nuk duhet bërë vetëm si qëllim për të lënë përshtypje të mirë, por sepse është e rëndësishme të trajtosh të tjerët me mirësjellje dhe pa paragjykime./anabelmagazine.com