Ndryshime në ciklin menstrual tek të vaksinuarat! Çfarë thonë studimet!

147

Gratë dhe vajzat e vaksinuara po vërejnë ndryshime në ciklin e menstruacioneve. Këto ndryshime duhet të hetohen për arsye sigurie, thotë një imunolog , shkruan BBC. Dr.Victoria Male nga Imperial College London, tha se përgjigja imune e trupit ishte shkaku i mundshëm për këto ndryshime.

Rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar ka marrë më shumë se 30,000 raporte të problemeve që kanë hasur gratë dhe vajzat. Këto përfshijnë perioda më të rënda se zakonisht, perioda të vonuara dhe gjakderdhje të papritur.

Pas rishikimit të raporteve, Agjencia Rregullatore e Produkteve të Mjekimit dhe Shëndetësisë (MHRA) thotë se nuk ka midis vaksinave Covid dhe simptomave.

Çrregullimet menstruale janë të zakonshme, mund të shkaktohen nga shumë arsye dhe numri i grave të prekura është i ulët. Ndryshimet në cikël janë raportuar gjithashtu nga disa gra pas infektimit me virusin.

Shkencëtarët ende nuk e kuptojnë saktësisht se si vaksinat mund të shkaktojnë ndryshime të periodave. Ato mund të lidhen me ndikimin e sistemit imunitar – i cili stimulohet nga vaksina – në hormonet që nxisin ciklin menstrual, por ato gjithashtu mund të shkaktohen nga qelizat imune që veprojnë ndryshe në mukozën e mitrës. Shkencëtarët kanë kërkuar që të hetohet më tej, në mënyrë që raportet studimore të japin një përgjigje për të gjitha paqartësitë.

Por ajo që është e qartë deri më tani, është se vaksina nuk ka asnjë ndikim në pjellori.