Ndryshojnë rregullat e lojës në “Big Brother VIP”, ja çfarë do të përfitojnë apo humbasin banorët e shtëpisë

62

Pas më shumë se një muaji që nga nata e parë e “Big Brother VIP”, loja ka marrë një tjetër rrjedhë. Mbrëmjen e djeshme, secili prej banorëve duhet të zgjidhte një aleat me të cilin do të ishte i gatshëm të luante çift në shtëpi.

Në rast se nominohet njëri, do të shkojë në televotim edhe tjetri. Të preferuarit e shtëpisë bënë zgjedhjet e tyre dhe rezultatet ishin këto:

Kledi – Arjola

Donaldi – Semi

Einxhel – Beniada

Iliri – Sabian

Sarah – Fifi

Beatrix – Monika

Graniti – Dj Pm dhe Dj Dagz (dy banorët funksionojnë si një konkurrent i vetëm)

Për shkak të daljes së papritur të Igli Zarkës, i cili pati probleme shëndetësore, të nominuarit e kësaj jave do të vazhdojnë të mbeten të tillë deri ditën e premte. Kujtojmë që në televotim janë Monika, Iliri, Graniti dhe Sarah.

Pavarësisht se mund të zgjedhin të luajnë çift, nëse njëri del nga shtëpia, tjetri nuk penalizohet. Kjo sepse secili prej tyre kanë hyrë vetëm në lojë.